Çifti i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë kthyer në dy prej emrave më të njohur të momentit. Dashuria e tyre do të kurorëzohet këtë të shtune, me gjashtë maj në finalen e madhe të këtij edicioni. Por, a po e shfrytëzon produksioni i BBVA për shikueshmëri, famën e Luiz Ejllit, duke e përshpejtuar një martesë mes çiftit live në finale?
Gjithcka filloi me një (1) shkurt, edhe pse Luizi po ‘vdiste’ nga dashuria për të, Kiara arriti që pas afro dy muajve ta bindë vetën nga presioni i opinionistë e banorëve brenda ta puth për herë të parë Luizin. Edhe pse ishte një dasmë të themi e “detyruar” nga Vëllai i Madh, kjo u shërbeu që të fillonin një dashuri, e mos të harrojmë, që të marrin famë mbarë shqiptare.
Duke e parë famën e Luizit dhe falë tij edhe të Kiarës, e pastaj edhe rekordi i shikushmërisë nga puthja e parë dhe dasma e improvizuar e çiftit, produksioni i Big Brother, si duket ka vendosur që ‘shfrytëzimin’ e dyshes së famshme, mos ta mbarojë me kaq.
Një finale plot me emocione por, edhe një kurorëzim i vërtetë live në Big Brother VIP Albania.
Pyetja vije, a po organizohet një dasmë e çiftit Luiz-Kiara nga produksioni i BBVA, me qëllimin e përfitimit nga fama dhe dashuria që publiku ka për të dy.
Që prej hyrjes në “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli u bë një ndër emrat më të komentuar. Dashuria dhe simpatia e madhe që publiku ka për këngëtarin u reflektua dhe në rrjetet sociale, ku Instagram-i i tij në shumë pak kohë arriti të mbledhë mbi 600 mijë ndjekës.
Mirëpo, edhe këtu u pa ndërhyrja e produksionit, pasi që u shkaktua një përplasje mes tyre dhe familjarëve të Luizit. Ata i kërkuan të drejtën e menaxhimit të “Instagram”-it të tij, por familjarët e këngëtarit nuk pranuan dhe profili u kthye në emrin e motrës së Luzit, duke fshirë kështu çdo postim të tij.
Ditën e marte në Fan Club, regjisori i Big Brother Albania, Eduart Grishaj, e konfirmoi se në natën e madhe të finales do të ndodhë një kurorëzim i vërtetë mes Luizit dhe Kiarës. E një organizim i tillë po pritet me padurim nga të gjithë shqiptarët, e padyshim që një e tillë është në favorin e produksionit, pasi siç po shihet do të thyhet rekord shikueshmërie në natën e madhe të finales.
Por a nuk është një kohë e shkurtë për një çift që të martohen, duke e pasur parasysh se janë takuar në një reality show dhe ende nuk njihen me njëri tjetrin, “pa kamera”.
Një martesë e ngutshme, ndoshta edhe do të ndikojë që lidhja e tyre të mos zgjasë edhe gjatë. Madje këtë dyshim e ka ngritur edhe astrologia të cilën e ka intervistuar moderatorja e Fan Club Megi Pojani.
Astrologia ishte shprehurr se sheh një dashuri të vërtetë nga ana e Luizit, por se një gjë të tillë nuk e sheh nga Kiara.
“Dashuria e Luizit për Kiarën është e vërtetë, ndërsa Kiara nuk e ka dashuri të vërtetë. Edhe nëse ndodh ndarja ka për të ndodhur prej saj”, shprehet ajo./GazetaInsajderi./