Vëllai i Madh ka organizuar mbrëmë një festë beqarie për Luiz Ejllin. Situata në shtëpinë më të famshme në Shqipëri është bërë mjaft e ‘nxehtë’ pasi të pranishme ishin edhe disa striptiste.
Në festën e Luizit nuk munguan as disa prej ish-banorëve si Qetsori, Sabiani, Gerti, Ronaldo, Lorenci dhe Beati.
Ndërkohë Krist Aliaj duket se e ka shijuar pafund këtë festë, ku nuk ka pushuar asnjë sekondë së kërcyer. E jo vetëm kaq, pasi duket se atij i ka pëlqyer njëra nga balerinat, me të cilën flirtoi.
Madje në një moment teksa po kërcenin së bashku, ajo e ka puthur Kristin në buzë. Nga ana tjetër, kur festa po mbaronte Lorenci u tha atyre se do ti takonte sapo BB VIP të mbaronte.
View this post on Instagram