Arbana Osmani dhe i gjithë stafi, kanë finalizuar mbrëmjen e djeshme edicionin e dytë të Big Brother Vip Albania.
Për më shumë se 4 muaj, ky program u bë pjesë e çdo shtëpie shqiptare.
E pas përfundimit të këtij rrugëtimi të gjatë, fjalët më ëmbla, Arbana ja dedikoi gjysmës së saj – në punë por edhe në jetë.
Teksa ka postuar një selfie krah Eduartit, në studion e 1001 emocioneve, moderatorja na tregoi edhe një herë sa e bukur është marrëdhënia e tyre.
“Fituesi i zemrës sime”, ka shkruar ajo.