Emirjada Muço, gazetare prej 19 vitesh, është shkarkuar nga puna si spikere e lajmeve në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH).
Shkak është bërë deklarata që ajo bëri në fillim të një edicioni të lajmeve, ku ka thënë se dëshiron një bashkëshort si këngëtari dhe fituesi i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli.
Largimin e ka bërë të ditur vetë gazetarja me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa ka shtuar se pas ekranit të RTSH-së ka njerëz të vegjël që mezi e prisnin një deklaratë të tillë në mënyrë që të kishin arsye për ta larguar.
Njerëz të tillë, sipas gazetares, nuk kanë bërë as 19 kronika në jetën e tyre dhe kanë harruar që skandalet e vërteta janë ato të Qeverisë.
Në letrën bashkëngjitur postimit, shkruhet se gazetarja ka shkelur etikën dhe ka përdorur simbolet e RTSH në postimet e saj në rrjetet sociale.