Përgjatë rrugëtimit të “Big Brother VIP”, Kiara Tito pati mjaft përballje të forta me dy opinionistët e këtij programi, Zhaklina Lekatarin dhe Arbër Hajdarin.
Ky i fundit ka qenë së fundmi i ftuar në “Ftesë në 5” ku foli pikërisht për raportet që ka me Kiarën, por edhe me partnerin e saj, Luiz Ejllin.
I pyetur se kush nga banorët e kishte inatin më të egër me të, Hajdari tha:
“Nuk mendoj se ka pasur inat, po prsh Kiara, unë kam pasur mendim tjetër, Kiara tjetër dhe ka mbajtur pak distanc, por ka qenë vetëm çështje ditësh…”.
Po Luizi ka mbajtur inat?
“Jo Luizi ishte koherent që ditën e parë që ka shprehur pëlqimin për Kiarën… mbase duhet të kisha qenë më i butë me çiftin, kur Kiara ishte në pjesën e parë brenda shtëpisë…”.