Luiz Ejlli nuk mori aspak kohë pushimi pas përfundimit të “Big Brother VIP”, ku doli si fitues, e tashmë i është rikthyer fuqishëm pasionit të tij muzikës.
Ditën e djeshme Luizi solli bashkëpunimin e tij të parë me Donald Veshaj, “2 shotsa”, që mesa duket do të kapë shifrën e 1 milion klikimeve pa mbushur ende 24 orë të plota.
Mirëpo, normalisht ky nuk do të jetë bashkëpunimi i vetëm i Luizit.
Teksa ishte i ftuar në një intervistë për “Më lër të flas”, Luizi tha se pret që bëjë këngë me Noizyn, me Stinen, Elvana Gjatën e Ylli Limanin, por nuk përjashtohen edhe surprizat e tjera.