Mbrëmjen e djeshme është transmetuar“Post Big Brother VIP”, ku Zhaklin Lekatari është kapur keq me Efin. Ajo i kërkoi shpjegim për mesazhet që publikoi psikologia e saj, ku Efi shprehej se donte ta zhdëpte.
‘Doje të më zhdëpje’, Zhaklina dhe Efi përplasen
Zhaklina: Le te flasë Arbri me të, më vjen keq
Efi: Mos më përmend atëherë, emrin tim mos e përmend fare
Zhaklina: Të përmend unë, bëj çfarë të dua Efi: Nëse nuk do përgjigje nga unë, mos më përmend. Nëse do, unë ta kthej me gjithë edukatën e mundshme që kam
Zhaklina: Ti vetëm edukatë nuk ke.
Efi: Mbaj vendin tënd si opinioniste Zhak.
Zhaklina: Si opinioniste jam, po jam sipër teje si opinioniste
Efi: Të lutem shumë mbaj vendin tënd, lëri gjërat personale
Zhaklina: Pak më me edukatë dhe me kulturë
Efi: Edukatë me ty?
Zhaklina: Këto sjellje si fëmijë i lobotizuar, jo me mua
Efi: Pse ti po bën ndonjë sjellje më të rritur se unë? Je dhe më e rritur
Zhaklina: Unë as nuk të shoh dot. Nuk dua të kem asnjë lloj marrëdhënie sepse mua oportunizmi nuk më pëlqen. As me ty as me Kiarën. Luiz të kanë shfrytëzuar ty, jo mua. Të kam mbrojtur ty, jo veten. Ju (Efi dhe Kiara) duhet të më kërkoni ndjesë dhe nuk e keni bërë, kaq. Nuk dua të kem asnjë kontakt me ju. Kulturë, dua pak më shumë kulturë.
Efi: Vetëm kulturë nuk ke ti e dashur. Arbana: E ke parë kur dole jashtë që psikologia jote ka nxjerrë bisedat e tua personale?
Efi: Nuk i kam parë dot të gjitha, po për atë pjesë nuk u ndjeva aspak mirë, nuk më pëlqeu.
Zhaklina: “Ndjesë Zhaku”.
Efi: Ou, pse unë e bëra?
Zhaklina: Pse kush e shkroi atë mesazhin “Unë dua ta zhdëp atë”?
Efi: Psikologes time unë mund t’i shkruaj çdo gjë që ndjej
Zhaklina: Ndjesën duhet të ma kërkosh mua se mua doje të më zhdëpje jo psikologen tënde, mua
Efi: Nuk më pëlqen fare që e nxorri, nuk më duket normale, por të gjithë shprehim çfarë të duam me psikologen tonë.