Pak kohë më parë, në rrjet qarkulloi lajmi se Jori Delli ka qenë në një lidhje me reperin e njohur italian, Fred de Palma.
E si duket lajmi ka rezultuar i vërtetë pasi së fundmi ish banorja e BBV, Jori ka konfirmuar se ka pasur një lidhje me reperin.
E ftuar në Top Albania Radio Jori zbuloi se është ndarë nga artisti 3 javë para së të futej në BBV.
“U ndava 3 javë para së të futesha në “BBV”. Unë nuk e dija që do të futesha në “BBV” kështu që nuk ka qenë aspak kjo arsyeja e ndarjes. E respektoj shumë, e kam xhan, është djalë i mirë. Nuk jemi mërzitur me njëri-tjetrin pas ndarjes. U ndamë sepse kemi dy stile jetese të ndryshme.”, tregoi ajo.
Dyshimet për lidhjen e tyre nisën pasi dyshja kishin publikuar foto nga i njëjti vend.