Gjatë qëndrimit në Big Brother VIP, Krist Aliaj tërhoqi vëmendjen me romancën që nisi brenda shtëpisë me Keisi Medinin ndërkohë që kishte deklaruar se ishte në një lidhje.
Por jashtë shkaktoi një zhurmë të madhe. Ishte reagimi i ish-partneres së tij Zaza, e cila publikoi asokohe disa biseda private me Kristin, që vërtetonin se kanë qenë në një romancë bashkë.
E tashmë që Big Brother Vip ka mbaruar, ish-finalisti ka qenë i ftuar në “Shqipëria Live” ku ka treguar se si e ka pritur reagimin e Zazës në rrjet.
“Nuk e di si reagoi, unë prisja më përmbajtje nga ajo duke e njohur, nuk mendova se do e dramatizonte në këtë nivel… jo nuk kemi pasur komunikim fare thjesht u shkëputa nga ajo situatë…”- është shprehur Kristi.
Kujtojmë se Kristi dhe Keisi i dhanë fund njohjes së tyre teksa ishin ende pjesë e reality show-t.