Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vazhdojnë që të jenë në qendër të vëmendjes së publikut. Edhe tani që “Big Brother VIP 2” ka përfunduar, fansat duan të dinë sërish çdo gjë në lidhje me çiftin e njohur.
Dy ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri fotografohen herë pas here nëpër rrugët e Tiranës. Por sigurisht nuk mungojnë as postimet në profilet e tyre në rrjetet sociale, ku shfaqen së bashku.
Ndërkohë fansat janë shumë kuriozë të dinë nëse ata jetojnë bashkë, pasi në finalen e madhe të BB VIP ata i dhanë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.
Pak kohë më parë, Luizi bëri me dije se kishte marrë një apartament në një rezidencë të kryeqytetit dhe se nuk do të qëndronte si “kollovar” tek shtëpia e Kiarës.
Ditën e sotme Kiara ka postuar në “Instastory” dy foto ku shfaqet një kënd i shtëpisë dhe ndjekësit menjëherë kanë nisur që të aludojnë se është banesa e re e çiftit të njohur.
Në fotot në fjalë çdo gjë është e bardhë dhe duket shumë moderne. Ndërkohë fansat janë kuriozë të shohin sa më shumë detaje nga shtëpia e tyre.