Brenda shtëpisë së Big Brother VIP, Luizi e ka shprehur disa herë se e sheh Kiarën si nënën e fëmijëve të tij, madje nuk kanë munguar as bisedat rreth planeve të tyre.
Në muajin shkurt, gjatë një bisede, Kiara është shprehur se si fillim do dëshironte bashkëjetesën, që ta njohë sa më mirë këngëtarin jashtë ndërsa Luizi u shpreh se do një fëmijë sa më shpejt.
Ajo Kiara më parë e ftuar në “Më lër të flas” tha se është gati për hapin e rëndësishëm.
“Gjëja që mendoj çdo ditë tani është që më ka hipur një dashuri të madhe për të krijuar familje dhe mezi po pres të bëhem nënë.
Është gjëja që e kam kryesore”, tha Kiara.