Vetëm një javë më parë modelja Jessica Kadiu pranoi përmes një statusi në instagram se ka qenë e lidhur me Robert Berishën.
Ajo tha gjithashtu se e ka dashur dhe do ta dojë gjithmonë këngëtarin, ndërsa shtoi se shpresonte që të riktheheshin sërish bashkë.
Këngëtari nuk ka reaguar ndaj deklaratave të bukuroshes, por ajo çfarë vumë re është fakti që pavarësisht ndarjes vazhdojnë të ndiqen në rrjetet sociale.
Madje këngëtari ka reaguar edhe ndaj një fotoje të modeles ku pozon me rroba plazhi.
Krahas mijëra pëlqimeve në këtë foto të modeles shohim edhe pëlqimin e Robertit.
Nuk e dimë nëse ata janë rikthyer bashkë pas deklaratave të modeles, por shohim se Roberti nuk është totalisht indiferent ndaj modeles.