Me siguri e keni vënë re miqësinë e krijuar mes aktores Olta Gixhari dhe partneres së Ledri Vulës, Sara Hoxhës. Ajo që i bashkoi ishte filmi “Në kuadër të dashurisë”, ku dy vajzat janë motra. Koha e kaluar bashkë i ka lidhur akoma më shumë e ka bërë që dy vajzat të kalojnë kohë edhe me fëmijët që i kanë në të njëjtën moshë.
Por ndjekësit janë kuriozë të dinë si ka lindur miqësia mes tyre, e për këtë pyetën Oltën në “Instastory”.
Ajo tregoi se Sara është person që ia kupton humorin e se së bashku qeshin shumë. Mirëpo duket se kjo nuk është e vetmja gjë.
Teksa e ka shoqëruar pyetjen me foton e dy fëmijëve, Olta tregon se djali i saj e do shumë Poem, vajzën e Sarës.
“Sara është nga njerëzit që ma kupton në ajër humorin. Qeshim shumë bashkë. Vdes Mai për Poin”- shkruan ajo.
Ja ku dhe u krijuar krushqia!!