Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vizitoi sot familjen e Klodian Rashës, së bashku me ministren Elisa Spiropali.
Nëna e Koldianit tregoi se si ishte ajo vet që i kishte dhënë paratë që të dilte të blinte cigare. Ajo tha se ai kishte kartën e identitetit dhe telefonin.
Ajo tutje tha se ajo e ka parë momentin kur ai ka dalë, por pastaj ka fjetur duke menduar se ai ishte kthyer, deri kur në orën 4 të mëngjesit i komunikuan se ai kishte humbur jetën .
E ëma tha se ai ishte më i urti nga 3 djemtë që ka, si dhe nuk e imagjinon dot që të kishte ar më, sepse përherë ka pasur frikë nga policia, prandaj ajo mendon se kjo ka qenë arsyeja e panikut të tij, raportojnë mediat në Shqipëri.
Ndërkohë që ai nuk kishte as maskë, pasi ajo thotë se ai shprehej shpesh se i pengonte në frymëmarrje.