Është pjesëtar i stacionit policor në Suharekë.
Por Blerim Kuqin tash e njeh edhe Zvicra.
Krejt kjo për shkak të një veprimi që ka bërë.
Kuqi e kishte ndihmuar një grua zvicerane e cila ishte gr.abitur nga një mik i saj kosovar gjatë pushimeve në Kosovë.
Ai e kishte strehuar në shtëpi e tij pranë familjes meqë kishte mbetur në rrugë në mes të Suharekës.
E pikërisht për këtë polici Kuqi sot është nderuar me një mirënjohje nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë.
I gatshëm për veprime tjera të tilla u shpreh Kuqi derisa pranoi medaljen.
Kuqi u shpall hero në Zvicër.
Mediat atje raportuan për të duke e vlerësuar lart aktin që bëri me shtetasen zvicerane.
Gazeta zvicerane Blick.ch, shkruan që e pavarësisht rastit fatkeq që i kishte ndodhur shtetases zvicerane, diçka e mirë kishte ndodhur, një polic i Kosovës nga Suharekë (Blerim Kuqi) kishte treguar vlerat më të mëdha të humanizmit dhe të mikpritjes duke i ofruar strehim dhe përkujdesje derisa ajo kishte marr fluturimin për në Zvicër.