Këngëtari Luiz Ejlli dhe partnerja e tij, Kiara Tito vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga Big Brother Vip 2, ku kureshtja e madhe e atyre që e ndjekin është se kur dyshja do të bëhen prindër.
Mesa duket Luizi ka vendosur të tregojë lidhur me këtë pyetje që i bëhet shpesh, ku përmes një videolive në ‘Instagram’, nga Turqia këngëtari i ka dhënë fund aludimeve se Kiara është shtatzënë.
Edhe pse ditësh po qarkullojnë lajme se Kiara mund të ishte shtatzënë, pas një fotoje ku ajo dukej me barkun e rrumbullakosur, Luizi ka mohuar këtë thashethem.
“Këtu nuk kemi test shtatzënie, por nuk ka shfaqur shenja, kështu të vjella e gjëra, Kiara nuk është shtatzënë”- tha Luizi.
Po ashtu Luizi i është përgjigjur edhe pyetjes se mes Kiarës dhe nënës kush vjen e para për të.
Luizi tha se është nëna për shkak të atyre që kanë kaluar bashkë, por edhe për Kiarën jep jetën.
“Pyetja duhet bërë kështu ‘Kur je keq thua o Kiara vdiqa, apo o nënë vdiqa’. Sigurisht është nëna. Tani unë nuk kam kaluar me Kiarën aq gjëra, aq sakrifica sa kam parë me nënën. Secila ka vendin e vet. Edhe Kiarën e dua, jap jetën për të.”- tha Luizi.