Sot, festojnë ditëlindjen binjakët Romdeo dhe Donald Veshaj të njohur për publikun si aktor por tashmë edhe moderator.
Vëmendje të madhe morën më së shumti kur Donaldi para dy viteve mori pjesë në shtëpinë e Big Brother Vip Albania.
Për të vazhduar më pas me suksesin e tyre me emisionin ‘Më lër të flas’.
Ata kanë mbushur sot 28 vite jetë ndërsa morën urime të shumta nga miqtë, familjarët e fansat.
Ndërsa nuk mungoi as urimi i Borës për të dashurin e saj Donaldin duke shkruar fjalët më të ëmbla.