Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Ronela Hajati sot feston 34-vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë kaq të veçatë për të ajo mori urime të shumta nga familjarët, miqtë dhe shokët e saj më të ngushtë, mirëpo atë më të “çmendurin” artistja ia bëri vetes.
Teksa postoi në Instagram disa foto nga sajat, krahas tyre ajo ka bërë një shkrim mjaft të veçantë për veten.
“Ronela! Jeta jote ka pasur vështirësira të çmendura, por a ka më të çmendur se ti? Gëzuar ditëlindjen.”– ka shkruar këngëtarja.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Ronela uron veten në ditën e saj të lindjes, pasi edhe disa vite më parë ajo ka bërë një veprim të tillë.