Luizi habit fansat, publikon foto për here të parë me Kiarën
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë një nga çiftet më të dashur të publikut shqiptar. Fansat u mësuan që t’i shikonin ata 24 orë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe tani që “Big Brother VIP” ka përfunduar, ata janë ende kuriozë të dinë se çfarë bëjnë gjatë gjithë ditës.
E këngëtari dhe moderatorja herë pas here ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale momente nga përditshmëria e tyre, ku nuk mungojnë as fotot e videot bashkë.
Ditën e sotme, fituesi i edicionit të dytë të BB VIP ka bërë një postim në “Instastory”. Ai ka postuar foton e parë me familjen e partneres së saj. Në imazhin në fjalë, Luizi shfaqet me babain, nënën, vëllain e Kiarës. E sigurisht nuk mungon as moderatorja e njohur.
Kjo foto ka marrë menjëherë vëmendjen e të gjithëve dhe është bërë virale në rrjet, ashtu siç ndodh zakonisht me postimet e këngëtarit të dashur për publikun.