Dojna Mema do të rikthehet në ekran pas një pause të gjatë. Së shpejti moderatoren do ta shohim krah Florjan Binajt nën drejtimin e “Piranjave”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dojna duke ndarë promon e emisionit.
“Rikthehem këtë sezon në një shtëpi të re dhe me përgjegjësinë e një formati që bëhet zëri i atyre që zëri nuk u dëgjohet.”, shkruan Dojna.