Sarah Berisha dhe Dj PM janë dy presonazhe mjaft të preferuar nga publiku shqiptar, të cilët u njohën gjatë pjesëmarrjes së tyre në edicionin e parë të Big Brother Vip. Çifti, i cili sapo ka shijuar disa ditë të bukura pushimesh së bashku, dallohet për humorin e veçantë që kanë me njëri-tjetrin dhe këtë e tregojnë shpesh herë nëpër rrjetet sociale.
Mbrëmjen e kaluar, Sara ka bërë një bisedë virtuale me fansat e saj dhe sigurisht nuk kanë shpëtuar pyetjet rreth të dashurit të saj, PM.
Ndër të tjera, një ndjekëse/ndjekës e Sarës shkruan: “Respektoje Dj PM se është djalë me vlera ose lërë të qetë”. Blogerja ka preferuar t’i përgjigjet ndjekësit, duke shkruar: “Meqë e the ti, po e lë të qetë”, koment të cilin e ka shoqëruar me ikonën e të qarës dhe zemrës së thyer.
Dhe sigurisht e gjitha kjo ka qënë një shaka për t’ju përgjigjur këtij komenti që për hir të vërtetës duhet thënë se është i pavend.