Dihet që Arbana Osmani dhe Xhemi Shehut kanë një nga miqësitë më të bukura që shikojmë në shoëbizin shqiptar. Së fundmi dyshja po shijojnë disa ditë pushime nën shoqërinë e njëra-tjetrës, pasi kanë udhëtuar drejt Lago Di Como, në Itali.
Gjatë një xhiroje me barkë në Liqenin e famshëm, Arbana i ka kërkuar në një video Xhemit t’i bëjë dhuratë një nga vilat që ndodhen në brigjet e Lago Di Como.
‘E bukur ë? Do ma blesh mua këtë? 120 mijë euro java është, çfarë i ke këto ti’- i thotë Arbana Xhemit, teksa kjo e fundit admironte vilën
Epo, duke qenë se janë shoqe të ngushta prej vitesh, me siguri Arbana e di që Xhemi ‘nuk i ka gjë’ ca miliona euro.