Lajm i Zl për ne! Ndahet nga jeta në moshë të re drejtori i Spiatlit të njohur në Tiranë (Detaje)
Është ndarë nga jeta Elvis Karaj, drejtuesi dhe administratori i Spitalit Amavita në Tiranë. Lajmi i trishtë është bërë i ditur në rrjetet sociale nga vjehrri i tij, Haxhi Isufi.
Përmes një postimi prekës, Isufi ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e njeriut të tij të dashur.
“Emri yt do të jetojë përjetë. Në çdo frymëmarrje do të jesh prezent. Lamtumirë, Elvis Karaj”, shkruan Haxhi Isufi.
Elvis Karaj ishte CEO dhe administrator i Spitalit Amavita, ku vijonte misionin dhe trashëgiminë e të atit, Prof. Dr. Agim Karaj, themelues i këtij institucioni shëndetësor. Nën drejtimin e tij, spitali kishte vijuar investimet në teknologji, staf të specializuar dhe modernizimin e shërbimeve mjekësore.
Në një intervistë të dhënë më herët, Karaj kishte folur për përgjegjësinë e drejtimit të spitalit dhe përkushtimin e tij për t’u ofruar pacientëve kujdes sa më cilësor, duke e konsideruar lidhjen njerëzore pjesë thelbësore të punës së tij.
Në postimin ku njoftohet ndarja e tij nga jeta nuk janë bërë të ditura rrethanat apo shkaku i vdekjes. Lajmi ka sjellë reagime të shumta ngushëllimi për familjen Karaj dhe të afërmit e tij.

