‘Me bijtë e saj të mbërth*er në prehër…’ Ja si u gjetën tr*pat e p*jetë të nënës dhe fëmijëve dje në Shkodër

Te Fundit

Ditën e sotme, familjarët dhe të afërmit përcjellin për në banesën e fundit 24-vjeçaren Blerina Çobaj bashkë me dy fëmijët e saj të mitur, 18 muajsh dhe 3 vjeç. Ata humbën jetën në mënyrë tragjike një ditë më parë në Domen të Postribës, si pasojë e një shpërthimi të bombolës së gazit.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 15:00 në varrezat e Domnit, ndërsa familja ka njoftuar se do të presë ngushëllime për tre ditë me radhë.

Bashkëshorti i viktimës, i cili është edhe babai i fëmijëve, ka përjetuar një dhimbje të pamatë. Ai shpjegoi se në momentin që flakët përfshinë banesën, ndodhej në një market për të blerë produkte ushqimore. Ai sqaroi gjithashtu se kishte siguruar një shishe benzinë për t’u përdorur në pastrimin dhe riparimin e shtëpisë, ku familja kishte parashikuar të qëndronte për pak kohë.

Hetuesit, bazuar në gjetjet në vendngjarje, konstatuan se trupat e nënës dhe fëmijëve ishin shumë pranë njëri-tjetrit. Duket se në përpjekje për t’i shpëtuar zjarrit, 24-vjeçarja ka instinktivisht mbrojtur të vegjlit e saj, ku Amar, 18 muajsh, u gjet në përqafimin e saj, ndërsa Anuar ndodhej po aty afër.

Brenda mureve të mbetura nga zjarri u gjetën vetëm bombola e gazit, korniza e një krevati dhe mbetjet e banesës së vjetër.

Dyshimet e para të grupit hetimor lidhen me shpërthimin e menjëhershëm të një bombole 5-litërshe sapo e reja e ka ndezur. Presioni i fuqishëm shkaktoi shembjen e çatisë, duke e bllokuar nënën dhe fëmijët brenda, ku ata gjetën vdekjen nga djegiet. Alarmimi u dha nga një kalimtar që vuri re zjarrin nga larg dhe njoftoi menjëherë forcat zjarrfikëse.

Për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrugëve të aksesueshme, flakët u përhapën me shpejtësi duke e kthyer shtëpinë në gërmadhë.

Dy automjete zjarrfikëse arritën deri ku lejonte rruga, ndërsa efektivët u detyruan të përshkonin më këmbë një distancë prej 40 minutash për të mbërritur te banesa, ku fatkeqësisht nëna Blerina Çobaj dhe fëmijët Amar e Anuar Çelaj kishin ndërruar jetë.

Kjo familje, e cila jetonte prej kohësh në Gjermani, kishte ardhur në atdhe për pushime dhe kishte qëndruar në Golem, ndërsa prej dy ditësh kishin nisur pastrimin e shtëpisë në Domen.

Sot, ndërsa ishin kthyer sërish për t’i vijuar punimet, babai i 24-vjeçares dhe bashkëshorti Besmir Çelaj, 35 vjeç, ishin shkëputur për një moment për të bërë pazar.

Reagimet pas kësaj tragjedie kombëtare kanë qenë të shumta, përfshirë figurat kryesore si Presidenti Bajram Begaj, Taulant Balla dhe kryebashkiaku Benet Beci.

Gjithashtu, gazetari Fatjon Gjinaj ka shprehur keqardhjen për këtë ngjarje të rëndë, duke specifikuar se incidenti ndodhi rreth orës 13:10, ndërsa nëna ishte duke gatuar, kur bllokimi i tyre në banesë solli asfiksimin fatal.

Lajmet e fundit