Shkoi për një jetë më të mirë, por gjeti vd*kjen/ Aksidenti i rëndë i mori jetën të riut, dalin detaje rrënqethëse nga e shkuara e tij
Në fshatin Kamiçan të Njësisë Administrative Zavalinë në Elbasan, do të prehet Edison Xhaka, i cili humbi jetën tragjikisht në një përplasje me motor së bashku me shokun e tij, Aleksandër Toçila.
Detajet e udhëtimit të fundit të 28-vjeçarit parashikojnë nisjen e tij nga Porti i Sudës në Kretë për në Athinë këtë mbrëmje në orën 20:00, për të mbërritur më pas në Shqipëri, ku të dielën do të mbahen homazhet dhe ceremonia e varrimit.
Njoftimin për procedurat e riatdhesimit të trupit e ka përcjellë Shoqata Shqiptare e Kisamos “Kastel”, e cila ka shprehur ngushëllimet për familjen e të ndjerit. Edison Xhaka kishte zgjedhur Greqinë si vendbanim prej disa vitesh, ku ishte vendosur që në moshë të hershme adoleshente.
Siç raporton Newsbomb.al, ai punonte kryesisht në ndërtim, ndërsa atje jetonte edhe një pjesë e familjes së tij.
Ambiciet e tij për një të ardhme më të begatë u ndërprenë papritur nga një fat tragjik.
Kjo humbje ka shkaktuar trishtim të thellë si tek emigrantët shqiptarë që jetojnë në Kretë, ashtu edhe tek familjarët e tij, të cilët kanë ndarë dhimbjen e tyre në rrjetet sociale.

