Një reagim për situatën e bujshme të krijuar mes aktorit Albano Bogdo dhe këngëtares Beatrix Ramosaj, e ka bërë edhe Armaldo Kllogjeri.
Me anë të një postimi në InstaStory, tenori ka shprehur mendimin e tij rreth ngjarjes si dhe ka treguar mbështetjen për Beatrix.
Ai u shpreh ndër të tjera se si baba i dy vajzave, i vjen keq për vendin ku është rritur Trixa dhe vendin ku do rriten vajzat e tij.
“Degjo, unë jam baba i dy vajzave dhe ndonjëherë kur shoh të tilla mënyra të shprehuri në media, më vjen keq për vendin ku është rrit Trixa dhe ku do rriten vajzat e mia.
@beatrixramosaj vazhdo e qetë dhe krenare për veten tënde sepse siç e pe shumica janë ndërgjegjësuar, të mbështetën dhe e dënuan atë deklaratë të ulët.”- shkroi Armaldo në postim.
Kujtojmë se pak më herët një reagim publik erdhi edhe nga ana e Albano Bogdos për herë të parë.
I penduar aspak për deklaratën e tij, Albano u shpreh se ka lirinë e fjalës dhe të mendimit.