Vazhdës së Vipave që reaguan pas ofendimit që aktori i humorit Albano Bogdo bëri ndaj këngëtares së njohur Beatriks Ramosaj iu shtua edhe aktori i humorit Elvis Pupa. I cili nuk vonoi të reagojë pas “refuzimit” të Bogdos për një ndjesë publike ndaj këngëtares me arsyetimin se ajo që kishte bërë nuk ishte gjë tjetër veçse ushtrim i lirisë së fjalës.
Në reagimin e tij nëpërmjet një video të shpërndarë në rrjetin e tij social Instagram, Pupa ka thumbuar hapur aktorin. Duke u shprehur se: “Mënyra sesi një njeri e përdor lirinë e fjalës tregon shumë për karakterin e atij njeriu”.
Për reagimin e plotë ndiqni videon më poshtë: