Krahas lojës, në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”, sezonin që lamë pas u krijuan edhe miqësi të vërteta. Një ndër to ishte ajo mes Nita Latifit dhe Diola Dostit. Dy vajzat u bënë shumë shoqe, duke i qëndruar njëra-tjetrës pranë në momente të vështira.
Por duket se pas daljës nga shtëpia, gjërat ndryshuan! Pak javë më parë, Diola fshiu nga Nitën nga rrjetet e saj sociale.
Mbrëmjen e djeshme, e ftuar në programin “Natën me Aulonën”, përballë Andi Vrapit dhe Kejvin Kalos, Diola ka folur për herë të parë rreth kësaj teme. Nutricionistja zbuloi se ajo dhe Nita nuk janë më shoqe.
Shkak për këtë, sipas Diolës, u bë ftohtësia dhe indiferenca e Nitës. Ajo tregoi se i gjithë përkushtimi dhe investimi që i dha shoqërisë së tyre brenda BBV, nuk ju kthye njësoj jashtë. Në një situatë të tillë ajo thjesht “i vendosi vizën” raportit mes tyre.
Gjithsesi ajo theksoi se Nita është një vajzë shumë e mirë dhe i uron sukese në jetë.