Aksident fatal në vend! Humb jetën burri, lë pas 3 fëmijë jetim!
Në mbrëmjen e së hënës, rruga Lezhë-Milot u kthye në vendin e një ngjarjeje të rëndë, ku Gëzim Tuci, 50 vjeç, humbi jetën si pasojë e përplasjes nga një makinë. Viktima, me origjinë nga Fani i Mirditës, kishte kohë që ishte shpërngulur në qytetin e Lezhës për të jetuar e punuar bashkë me familjen e tij. Familjarët, të afërmit, por edhe miqtë e kolegët janë lënduar thellë nga kjo ndarje e parakohshme, pasi ai la pas bashkëshorten, dy djemtë dhe vajzën e tij të vetme.

Të mërkurën u zhvillua përcjellja e tij për në banesën e fundit, në ceremoninë mortore që u mbajt pranë Kishës së Shën Markut në Klos, Bisakë.
Në lidhje me dinamikën e ngjarjes, forcat e rendit kanë ndaluar drejtuesin e mjetit, Artur Prendi, për të kryer veprimet procedurale dhe për të zbardhur rrethanat e plota.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se viktima ka dalë papritur në rrugë, duke ia prerë kalimin automjetit që e përplasi për vdekje.

