Këngëtari i njohur Lorenc Hasrama i ftuar në “Wake Up” ka pranuar se është në një lidhje dashurie.
Ai la të nënkuptojë se lidhja e tyre është zyrtarizuar në fejesë, pasi tashmë ajo ka dhe një unazë në gisht.
I pyetur nëse e dashura e tij është fansja e tij më e madhe, këngëtari shprehet: Ajo thotë që është fansja më e madhe. Mendoj që mund të jetë një nga këngët e preferuara të saj. Nëse kemi një problem është ky, sa herë dëgjon një këngë timen, unë e ndërroj direkt. Unë nuk i dëgjoj këngët e mia. Kur doli “Hëna” ma dha direkt atë ndjesinë, tani nuk e dëgjoj.
Top Channel