Fero fshin kërkim-faljen për Arbenitën
Para pak ditësh, Fero postoi një foto krah ish-gruas së tij Arbenita Ismajlit.
Poshtë saj, ish-reperi i kërkoi falje modeles për çdo gjë, madje edhe i lutej të riktheheshin bashkë.
Postimi mori mijëra pëlqime dhe u duartrokit nga të famshëm dhe ndjekësit e tij.
Megjithatë, Arbenita e injoroi, të paktën publikisht duke vazhduar jetën e saj.
Ajo postonte vazhdimisht rutinën e saj, si palestër dhe puna si modele.
Kjo ka bërë që reperi ta fshijë postimin.
Sot, në profilin e tij postimi nuk ekziston më.