Pak kohë më parë në media u aludua se Lorenc Hasrama kishte nisur një histori të re dashurie, lajm ky që pas vëmendjes që mori u konfirmua edhe nga vetë artisti. Kështu, këngëtari në intervista e ka pranuar se është në një lidhje, madje ka postuar edhe foto me partneren, duke mos ja zbuluar tërësish identitetin dhe mesa duket ka vendosur që ta mbajë romancën sa më private, sidomos në rrjetet sociale.
Megjithatë, sot, i ftuar në “Wake Up”, për të folur për projektin e tij të ri dhe jo vetëm, Lorenci është “ngacmuar” edhe për partneren e tij, ndërsa nuk ka hezituar të konfirmojë se lidhjen e ka cuar në tjetër nivel. Si? Epo, sipas artistit, partnerja e tij ka “unazën në gisht”, që do të thotë se ka pasur një propozim për martesë nga Hasrama dhe ka pranuar, megjithatë dasëm nuk do kemi, të paktën për momentin.
“E ka një unazë në gisht (partnerja). S’ka plane për dasmë tani. Ajo thotë që është fansja ime më e madhe. Nëse kemi një problem është ky, sa herë dëgjon një këngë timen, unë e ndërroj direkt. Unë nuk i dëgjoj këngët e mia. Kur doli “Hëna” ma dha direkt atë ndjesinë, tani nuk e dëgjoj.”- tha Lorenci, duke zbuluar po ashtu se partnerja është fansja e tij më e madhe, ndërsa nuk zbuloi më shumë detaje të tjera për marrëdhënien e tyre sepse sic thamë, preferon ta mbajë sa më private.