Gjyshi i të miturit ka treguar se pas mjekimit, djali është dërguar në shtëpi në gjendje narkoze dhe mjeku nuk hapte më telefonin
Një 3-vjeçar humbi jetën tragjikisht ditën e sotme në Tiranë, për shkak të një mjekimi të gabuar nga një dentist në një klinikë dentare.
Familjarët e të miturit kanë paditur dentistin, të cilin e akuzojnë se i ka dhënë mbidozë narkoze. Gjyshi i tij ka treguar se i mituri nuk ka pasur probleme më përpara, ndërsa shton se pas narkozës është dërguar në shtëpi pasi mjeku u kisthe thënë se do zgjohej më vonë.
“Nuk ka patur probleme më parë. Kemi bërë kallëzim, ne kërkojmë që ai të dënohet. Nga shteti në rast të kundërt mos na shkatërroni ne. As policia e Shtetit as Ministria e Shëndetësisë nuk e ka bërë problem por kanë vepruar fshehur për interesa të tyre.
Duam drejtësi. Djali ka qenë në gjendje shumë të mirë nuk ka patur ndonjë problem më parë. E dërguam në shtëpi, sepse mjeku na tha se nuk ka problem se rreth 10 minuta 30 minuta i kalon narkoza tha se nuk ka problem. Djali ka ndenjtur në shtëpi, filloi të zverdhej ishte në koma. Filloi temperatura 39.5 e morëm mjekun në telefon se hapte as telefonin që ta pyesnim çfarë të bënim.”- tregoi ai.