Përveç moderatores Dojna Mema , aktori i famshëm i spektaklit të humorit “Portokalli”, Rezart Veleshnja, është larguar nga televizioni “Top Channel”pas 17 vitesh karrierë.
Burime për revistën “Story” kanë treguar se Veleshnja e ka marrë këtë vendim pas premierës së sezonit të ri të show-t, të dielën, ku u shfaq si pjesë e trupës me rolet e tij.
Nuk dihet ç’ka ndodhur, që Velesnja largohet në fillim sezoni dhe kaq papritur, duket bërë “divorc” profesional me televizionin, ku gjithmonë binte në sy për marrëdhëniet e shkëlqyera që kishte.
Ndërkohë s’e kanë lënë të bjerë ne tokë aktorin e njohur, pasi direkt Veleshnja është blerë nga televizioni “MCN”, ku pritet të shfaqet me programin e tij.
Me largimin e tij u plotësua kollona e treshes së aktorëve që konsideroheshin shtylla e “Portokalli”-së, përkatësisht Rezart Veleshnja, Florian Binaj e Renada Caci.