Sot u zbulua se Dancing with the Stars do të ketë një Fan Club ashtu si Big Brother.
Ndonëse moderatore do të jetë Kiara Tito, Kryefjala.com ka zbuluar se komentuesi që do të mbështesë Kiarën në postimin e parë do të jetë Zhaklin Lekatari.
Edhe pse nuk dihet nëse komentuesit do të ndryshojnë çdo javë. Por ajo që ka mësuar Kryefjala.com është se do të ketë garues nga DWTS të ftuar çdo javë.
Kujtojmë që lidhja e Zhaklinës me Kiara Titon gjatë BBV-së nuk ka qenë aspak miqësore dhe për më tepër kjo marrëdhënie është acaruar edhe më shumë pas daljes së moderatores nga shtëpia e famshme.
Por duket se marrëdhëniet mes tyre janë përmirësuar.