Mbrëmja e sotme në “Dancing with the Stars”, ka nisur plot surpriza, dinamika por edhe kunj mes njëri tjetrit. Olta Gixhari është një nga antaret e jurisë, ndërkohë që Luizi ka qenë i ftuar special i mbrëmjes.
Pas perfomancës Eno dhe Bora kanë ftuar në skenë disa nga aktorët e filmit ku kanë luajtur bashkë Olta dhe Luzi, përfshirë këtu Sara Hoxha, Eni Shehu, Roerd Toçe. Të gjithë janë pyetur sesi e presin promovimin e filmit, mes komenteve të personazheve, Olta e cila është një aktore me goxha eksperiencë ka thënë:
“Ndonjëherë kur pritshmëria është shumë e lartë, emocionet janë akoma edhe më lart. Edhe mbase mund të ndodhi ndonjëherë që njerëzit edhe mund të zhgënjehen, unë nuk e di por nuk e uroj këtë”- ndërkohë që fjala është ndërprerë nga Bora.
“Këtë ta them unë me siguri, sepse ky është filmi i parë i Top Channel films dhe ku ve dorë Topi gjërat janë gjithmonë të bukura”- ka thënë Bora, duke dalë menjëherë në mbrojtje të TCh, nga frika se mos i bëhet reklamë e keqe.
Teksa Olta ka qeshur më tej ka vazhduar: “E kisha për veten si aktore dhe më takon të jem më modeste edhe pse mezi po e pres e është gjithë kjo zhurmë e madhe. Uroj të gjithë ta shihni me sy dashamirës sepse filmi është bërë me një dashuri të madhe”.