Tragjedi! Aksidenti i rëndë i merr jetën 3 anëtarëve të së njëjtës familje, dalin detajet

Te Fundit

Një ngjarje e rëndë ka goditur një familje me origjinë nga Komogllava e Ferizajt, ku tre anëtarë të saj kanë ndërruar

jetë si pasojë e një aksidenti rrugor në Gjermani, ndërkohë që po udhëtonin për t’u kthyer pas një vizite në Kosovë.

Lajmi për këtë humbje të madhe është bërë i ditur nëpërmjet rrjeteve sociale nga bashkëvendasi i tyre, Qerim Rexhepi. Në postimin e tij, Rexhepi ka shpjeguar se aksidenti ndodhi gjatë rrugës së kthimit nga Kosova drejt Gjermanisë.

‘Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndodhur një aksident me pasoja tragjike në Gjermani, duke u kthyer nga Kosova vëllezërit tanë.

Kanë ndërruar jetë: vëllai i Remzi Aliut, Tahiri 61 vjeç, djali i Tahirit, Gentiani 34 vjeç, si dhe djali i Bardhylit, Laurenti 16 vjeç’, ka shkruar Rexhepi.

Përmes këtij njoftimi, ai i ka dërguar mesazhet e tij të ngushëllimit për familjarët e të ndjerëve, banorët e lagjes Nuhaj në Komogllavë, si dhe gjithë personat që janë prekur nga kjo humbje e rëndë.

Lidhur me shkaqet dhe detajet e këtij aksidenti, autoritetet përkatëse gjermane ende nuk kanë dhënë një version zyrtar apo informacion mbi rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja.

Lajmet e fundit