Pas shumë kohësh “paqe”, drama mes Dafina Zeqirit dhe Sara Hoxhës është rikthyer sot sërish.
E ftuar në një intervistë për “S’e Luan Topi”, Sara u shpreh se nuk e kuptoi mërzinë që i shkaktoi Dafinës komenti i Ledrit në profilin e saj, pasi e gjitha ishte në kontekstin e shakasë.
Pak pas kësaj deklarate, këngëtarja bëri një reagim të ashpër në rrjetet sociale ku iu drejtua Sarës mos t’ia përmendë emrin, por të merret me burrin e saj.
Mirëpo ky reagim i Dafinës nuk u pëlqye aspak nga një pjesë e mirë e publikut, e as nga opinionistja Neda Ballkuku e cila bëri një reagim publik.
Në një postim në Instastory, Balluku kritikon Dafinën për mënyrën si është përgjigjur teksa, teksa i doli në mbrojtje Sarës për të cilën tha se nuk e meriton një sjellje të tillë.