Kiara Tito është rikthyer në ekran këtë të dielë me “DWTS Fan Club”. Në këtë eksperiencë të re ajo i kushtoi një vëmendje të veçantë sigurisht paraqitjes së saj.
Në puntatën e parë Kiara kishte zgjedhur një fustan të shkurtër me detaje tyli dhe dantelle nga “Philosophy di Lorenzo Serafini” .
A jeni kurioz sa ka kushtuar kjo veshje?
Çmimin e ka bërë me dije faqja në Instagram “Albaniastreetstyle” dhe ka kushtuar 1.695 dollarë.
Nga ana tjetër po kaq vëmendje mori edhe veshja e Bora Zemanit të premten në puntatën e parë të “DWTS” e cila kishte kushtuar 2.314 dollarë.