Moti pritet të bëjë kthesën e papritur! Ja në cilat zona të vendit do kemi reshje shiu

Te Fundit

Pavarësisht mbizotërimit të kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme në vendin tonë përgjatë kësaj të diele, nuk përjashtohet mundësia e shfaqjes së reshjeve të lehta në disa rajone.

Instituti i Gjeoshkencave ka bërë të ditur përmes parashikimit të tij se në qarqet e Elbasanit dhe Korçës janë parashikuar shira të dobët.

Ndërkohë, zona si Kukësi, Dibra, Lezha, Berati dhe Gjirokastra do të përballen me rreshje të karakterit lokal dhe me intensitet të ulët.

Për pjesën tjetër të territorit shqiptar, situata meteorologjike pritet të jetë pa reshje, ndërsa vlerat termike do të mbeten mjaft të larta, duke prekur kulmin prej 38 gradësh Celsius në zonat e ulëta.

Sa u përket temperaturave, ato janë parashikuar si më poshtë: » Në bregdet: nga 22°C deri në 34°C; » Në zonat e ulëta: nga 21°C deri në 38°C; » Në zonat malore: nga 16°C deri në 33°C.

Për sa i takon parametrit të erës, ajo do të vijojë të fryjë me shpejtësi të lehtë deri mesatare në shumicën e vendit, ndërkohë që në zonat bregdetare dhe ato të larta malore priten intervale ku era mund të forcohet përkohësisht duke arritur intensitet të lartë.

Lajmet e fundit