Mbrëmjen e djeshme u zhvillua premiera e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” në Pallatin e Kongreseve, ndërsa aktorët dhe pjestarë të Top Medias kaluan në tapetin e kuq.
Paraqitja e personazheve u komentua shumë, ashtu siç u komentua edhe mungesa e një prej moderatoreve më në zë të “Top Channel”, Arbana Osmani.
Si një personazh i rëndësishëm i kompanisë, audiencës i bëri habi fakti se përse Arbana nuk ishte pjesë e këtij eventi kaq të rëndësishëm.
Mirëpo , burime për “Iconstyle” konfirmojnë se moderatorja mori pjesë në event e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, regjisori Eduart Grishaj.
Ama ndryshe nga herët e tjera, ku moderatorja paraprakisht ndante me ndjekësit detaje nga pjesëmarrja, mbrëmjen e djeshme ajo papritur ‘u zhduk’ nga rrjetet sociale.
Por mesa duket, ka qenë vetë zgjedhja e saj që këtë herë të mos ekspozohej shumë.
Burimi gjithashtu konfirmon se çifti ishin veshur me të zeza, ku dukeshin mjaft elegantë, ndërsa Arbana kishte stiluar flokët në një model të thjeshtë klasik, ‘bisht’ që i shkonte shumë me veshjen.
Madje sipas të njëjtit burim, ata mbërritën në premierë pak para se të niste filmi, ku ndër të tjera gjetën kohën edhe për të bërë disa ‘selfie’ me fansat në Pallatin e Kongreseve.