Arbana nuk u pa të bënte asnjë postim nga premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”, ç’ka bëri të përflitej se ajo nuk ka marrë pjesë. Por në fakt Arbana ishte e ftuar së bashku me bashkëshortin Eduart Grishaj.
Ishte zgjedhja e Arbanës të mos postonte foto nga premiera, por një fotoje të shkrepur nga një fanse moderatorja nuk i ka rezistuar.
Në foto shihet se Arbana kishte veshur një kostum të zi dhe flokët i ka kapur bisht. Krah fotos ajo i kërkon falje fansave që nuk mund t’i postojë të gjitha fotot.