Aksident fatal në vend! Humb jetën një person, ja cfarë dyshohet!

Te Fundit

Në rrugën “Shkupi” në Prishtinë, një përplasje e fuqishme automjetesh ka lënë pas një viktimë dhe një person tjetër të plagosur gjatë ditës së sotme.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa detajet mbi ngjarjen janë bërë të ditura për Klankosova.tv nga Enis Plana, zëdhënësi i Policisë për rajonin e kryeqytetit.

Ngjarja e rëndë është raportuar në ambientet e policisë rreth orës 12:00, kur u njoftua për një aksident me pasoja fatale në vendin e përmendur.

Duke konfirmuar dinamikën e rastit, Pllana theksoi se përplasja përfshiu dy makina, ku një person humbi jetën si pasojë e traumave të marra, ndërsa i dëmtuari tjetër është dërguar për trajtim mjekësor pas plagëve të pësuara.

Lajmet e fundit