Gazetari i njohur Olti Curri ka publikuar një video, ku komenton personazhet që kaluan në tapetin e kuq gjatë premierës së filmit “Në kuadër të dashurisë”.
Pa përmendur emra konkretë, Olti tha se këta personazhe hiqen si milionerë, por në fund të eventit falënderojnë sponsorët nga i kanë marrë veshjet falas.
“Lajini borxhet një herë, çojini ato rrobat një herë te pastrimi kimik, çojini në dyqan dhe etiketoni.
Duket shumë keq kështu, të duket sikur gënjen dhe nuk je në klubin e milionerëve, por në klubin e hajdutëve” – tha ndër të tjera gazetari.