I nxehti do të largohet, por kujdes mos u…/ Moti pritet të bëjë kthesën drastike, ja cfarë pritet të ndodh

Te Fundit

Së shpejti, periudha me temperatura përvëluese do t’i përkasë të kaluarës. Në një intervistë për A2 CNN, meteorologia Tanja Porja shpjegoi se kushtet e rënduara atmosferike do të mbeten të pranishme edhe për dy ose tri ditët e ardhshme.

“Sigurisht që presim rënien të vlerave termike, por kjo është vala e nxehtësisë më intensive dhe presim që ky të jetë dhe kulmi i kësaj vere. Më pas, të gjitha tendencat janë të temperaturave në rënie, si në vlerat e mëngjesit ashtu edhe në të mesditës për ditët vijuese”, tha ajo.

“Fatkeqësisht rënia do të jetë shumë e lehtë dhe shumë graduale dhe presim që pas mesjavës tjetër ta kemi më të ndjeshme rënien e temperaturave. Pas datës 12-13 gusht presim ta ndjejmë rënien e vlerave termike ku termometri të zbres në 36 apo 37 dhe më pas në pjesën e dytë të gushtit normalisht presim një tjetër tablo termike”.

Duke analizuar ecurinë e kësaj stine, Porja theksoi se vendi është përballur me vlera maksimale tejet të larta. “Po ta shohësh grafikun, që nga fillimi i qershorit deri në fund janë temperatura 35°C dhe mbi 35°C”.

Duke pasur parasysh nivelet e larta termike, ekspertja nuk përjashton mundësinë që kjo verë të renditet ndër më të nxehtat që janë regjistruar ndonjëherë.

“Në historinë matjeve, është vera 2023, vera e cila theu rekorde në të gjitha kontinentet. Sigurisht që pati temperatura ekstremisht të larta në të gjithë Europën dhe në Shqipëri. Nuk mund ta themi që 2026 do të jetë vera më e nxehtë. Do presim të mbarojë vera. Pra deri më 31 gusht. Por një gjë ju siguroj, që ky vit ka sinjale që të jetë viti më i nxehtë në historinë e matjeve”, tha Porja.

Lajmet e fundit