Gjithçka duket sikur rregullohet, por më pas vjen çarja që ndryshon situatën /Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu

ShowBizi

Shume debate, tensione dhe thashetheme ju presin kete fundjave.

Riskun me te madh per te paguar te thyerat do ta kene femrat.

Per disa ceshtje personale dhe pune, do te ndjeni sikur toka ju rreshqet nen kembe.

Kryesisht te shtunen, gjerat duken sikur darkordesohen dhe gjithcka po shkon drejt nje marreveshjeje por me pas vjen carja, sikur te mos kishte ekzistuar kurre mirekuptimi.

🔹Kryesisht do te favorizohen Luani, Ujori dhe Binajket.

🔸Ndersa me shume pune, tensione dhe probleme do te mbledhin Virgjereshat, Peshqit dhe Shigjetaret.

🔸Nderkohe, thuajse pa zgjidhje do te ndihen Akrepet dhe Demat, te cilet mesa duket do te paguajne edhe per gabime qe nuk i kane bere vetem ata.

♈️ Dashi
Kjo fundjave mund t’ju beje mjeshter te komunikimit. Do te flisni gjate, do te shpjegoni, do te bindni dhe madje mund te perfundoni duke dhene edhe leksione te gjata. Duhet te ecni perpara, duke lene pas pasigurite. Puna dhe jeta personale favorizohen, por nje fjale e thene ne momentin e gabuar mund te ndryshoje atmosferen.

♉️ Demi
Duhet te tregoni shume kujdes. Planet qe do te beni te shtunen mund te rezultojne te gabuara ose mund te jene me njerezit e gabuar. Situatat mund te kthehen kunder jush me shpejt nga sa mendoni. Nje levizje e vogel mund te hape nje zinxhir pasojash qe nuk do ta kontrolloni lehte.

♊️ Binjaket
Kjo fundjave fillon shkelqyer per ju. Sipas hartes suaj, cdo gje kombinohet dhe Hena ne shenjen tuaj ju sjell shume dhurata, kontakte dhe mundesi. Por e diela fillon t’ju beje naze dhe mund t’ju nxjerre zbuluar aty ku nuk duhet. Ajo qe fshihet pas buzeqeshjeve do te behet me e dukshme.

♋️ Gaforrja
Duket sikur nuk do te jeni fare protagoniste kete fundjave, por hija juaj do te jete kudo. Do te ndikoni ne situatat e te tjereve pa pasur nevoje te jeni ne qender. Dhe ne fund, ata do ta kuptojne se dikush ka kaluar aty prane dhe ka ndryshuar rrjedhen e gjerave.

♌️ Luani
Kjo fundjave do te jete fantastike per ju dashuri, harmoni dhe vemendje. Pergatituni te ndriconi. Por mos i tregoni pikat tuaja te dobeta dhe sidomos mos i ekspozoni plaget tuaja te dielen. Jo te gjithe ata qe ju admirojne jane aty per t’ju mbrojtur.

♍️ Viegjeresha
Do te keni shume pune kete fundjave, aq sa mezi do te merrni fryme. Por mos i lini pas dore detyrat dhe mos u dorezoni, sepse pas asaj qe po mblidhet tani mund te vije edhe me shume. Ajo qe nuk rregulloni kete fundjave, mund te kthehet me vone ne nje barre shume me te madhe.

♎️ Peshorja
Per ju fundjava eshte nje mundesi praktike per te rregulluar punen dhe ceshtjet ekonomike, ne menyre qe te jeni ne rregull perpara nje bilanci ose kontrolli. Megjithate, dicka duket sikur nuk eshte sistemuar ende sic duhet. Kontrolloni gjithcka dy here, sepse ajo qe mendoni se eshte mbyllur mund te hapet perseri.

♏️ Akrepi
Jeni ne vrull te madh kete fundjave dhe pritet te merrni iniciativa te rendesishme. Por nje vendim do te kerkoje shume me teper nga ju. Mund te duhet te shpenzoni shume, te sakrifikoni dicka ose te paguani nje cmim qe nuk e kishit llogaritur. Ketu fillon pjesa me e erret e fundjaves suaj.

♐️ Shigjetari
Edhe per ju kjo fundjave do te kete shume levizje, takime interesante dhe udhetime. Kjo nuk do te thote se cdo gje do te jete perfekte. Do t’ju duhet te lini pas nje person ose nje pune qe e donit. Dhe ajo qe do te kuptoni me vone eshte se disa largime ndodhin pikerisht kur rruga juaj duhet te ndryshoje drejtim.

♑️ Bricjapi
Kete fundjave keni stilin per te shkelqyer, por shkelqimin po e merr dikush qe figurativisht eshte mbi lartesine tuaj dhe ka shume fat ne komunikim. Per kete arsye, mos beni veprime per te cilat me pas do te pendoheni dhe mos plagosni dike te afert vetem per te provuar se keni te drejte.

♒️ Ujori
Kjo fundjave do te jete si nje shperblim per aftesite tuaja. Do te jeni ne qender te vemendjes dhe kontakteve dhe do beni nje marreveshje te fuqishme. Por te dielen mos vini ne dyshim vendimet tuaja. Pikerisht ne momentin kur do te tundoheni te terhiqeni, mund te jeni me prane nje mundesie te rendesishme.

♓️ Peshqit
Do te ndiheni te lodhur nga zhurmat dhe punet qe do t’ju duken sikur nuk ju perkasin, ose sikur mendjen e keni diku tjeter. Do te jeni fizikisht aty, por menderisht shume larg. Sepse diku tjeter fle lepuri dhe ky “diku” kete fundjave lidhet eshte dashuria.

Lajmet e fundit