Mbrëmjen e sotme Ronaldo Sharka ka nisur Dancing with the Stars, me disa ankesa për pikët e tij të javës të kaluar. Duke pretenduar se nuk mund të jetë i treti nga fundi. Madje ai tha se Amaraldo i duket thjesht një komedian në skenë.
Ronaldo ka surprizuar pasi është shfaqur sërish bjond. Teksa Bora e ka ngacmuar se ai është bërë disa herë bjond, duke nënkuptuar herën kur u bë bjond në mbështetje të Luizirt. Ronaldo menjëherë është kundërpërgjigjur:
“U frymëzova nga Iliri”- ka thënë Ronaldo, teksa Iliri ja ka kthyer: “Unë s’jam aq bjond.”
“Por jemi matchy matchy”- ka thënë Ronaldo duke shkaktuar mjaft të qeshura. Ndonse Ilirit nuk i ka mbajtur inati me Ronaldon pasi në vlerësim është shprehur se Ronaldo guxon me koreografitë.