Rreth një javë më parë, titujt e shtypit rozë u pushtuan nga lajmi se Getinho ishte i varur nga bixhozi, një rrëfim i bërë nga Vivien në një studio televizive.
Pas reagimit të ashpër të Getinhos në lidhje me këtë rrëfim publik, duket sikur situata është qetësuar, por ditën e djeshme reperi i është rikthyer sërish kësaj historie.
Ai ka bërë një postim në profilin e tij në Instagram, me anë të të cilit u ka kërkuar ndjekësve të tij që të mos e bëjnë shumë të madhe lidhjen e tij të mëparshme dhe u ka kërkuar që ta lënë rehat atë dhe Vivien.
“Po i lëmë mënjanë batutat. I kërkoj të gjithëve që më ndjekin dhe më njohin, të mos bëjnë ndonjë gjë të madhe nga ish-lidhja ime dhe të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur muajt e fundit.
Jeta vazhdon, po ju kërkoj të gjithëve që të lini rehat personin me të cilin kam qenë po aq edhe unë. Mos ofendoni askënd, mos ekzagjeroni asgjë dhe postimet e mia në rrjetet sociale nuk kanë lidhje me lidhjet e mia të dashurisë.