Drama në Gjirin e Lalëzit, 50-vjeçari hidhet nga lartësia dhe paraIizohet në det

Te Fundit

Në Gjirin e Lalëzit ka ndodhur një incident tejet serioz ditën e sotme, ku një 50-vjeçar ka parë jetën t’i rrezikohet seriozisht pasi u hodh në det nga një lartësi.

Referuar informacioneve nga JOQ Albania, personi në fjalë ka pësuar lëndime të rënda në zonën e qafës, duke mbetur i paralizuar nga mesi e poshtë pas goditjes.

Situata për viktimën u përkeqësua pasi ai humbi kontrollin mbi lëvizjet e trupit dhe nisi të pësonte mbytje, por për fat të mirë, një punonjës i varkave që ndodhej aty pranë ndërhyri menjëherë duke e nxjerrë nga uji, ndërsa më pas u mbështet edhe nga roja e plazhit.

Pas lajmërimit, personeli mjekësor i ambulancës mbërriti në vendin e ngjarjes për t’i ofruar ndihmën e parë dhe për ta dërguar më pas për trajtim të mëtejshëm spitalor. Kjo ngjarje është një thirrje për kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në plazh, pasi manovrat e rrezikshme mund të sjellin pasoja fatale.

Lajmet e fundit