I nxehti mbërthen vendin, termometri pasdite pritet të pëlcas, por…

Te Fundit

Për ditën e sotme, territori shqiptar do të ndodhet nën ndikimin e masave ajrore me temperatura të larta,

të cilat do të sjellin një qëndrueshmëri të motit. Pjesa më e madhe e vendit do të mbizotërohet nga moti i kthjellët, megjithatë gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, pritet shtimi i vranësirave të lehta deri mesatare, veçanërisht mbi zonat malore në jug të vendit.

Në rajonin juglindor, vranësirat mund të shfaqen më të dendura në intervale të shkurtra kohore, por pa ndikim afatgjatë. Pasdita parashikohet të shënojë largimin e këtyre vranësirave, duke sjellë sërish kthjellim në mbarë vendin.

Përgjatë orëve të mesditës dhe pasdites në zonat jugore, ekziston mundësia për reshje lokale shiu me intensitet të dobët, ndërsa në zonat malore nuk përjashtohet mundësia e shtrëngatave të izoluara dhe me kohëzgjatje të kufizuar.

Lëvizja e erës do të jetë nga drejtimet veriperëndim dhe verilindje, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, intensiteti i erës pritet të rritet deri në 14 m/s, ndërsa deti do të ketë një valëzim të forcës 1-3 ballë.

Lajmet e fundit